3
Tetovë, 5 qershor – Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” kanë marrë uniforma të reja dhe pagat pa vonesa, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit të ndërmarrjes, bëri të ditur kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Ja postimi i tij:
“UNIFORMA TË REJA DHE PAGA NË KOHË PA ASNJË TË PRAPAMBETUR, NPK-ja DREJT STABILITETIT!
Sonte dhuruam uniformat e reja për punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale ‘Tetova’, ndërsa njëkohësisht me këto është bërë edhe ekzekutimi i pagave. Tashmë nuk ka paga të prapambetura, ndërsa kjo ndërmarrje të cilën e gjetëm buzë greminës po e ringjallim dhe po e rrikthejmë në binarë dhe në drejtim të duhur.
Përgëzoj drejtorin Samet Bislimi për punën dhe angazhimin e tij! Kjo është qeverisja jonë me zemër për qytetin!”
BURIMI: zhurnal.mk