kasami po kerkojme financues nga jashte per ndertimin e rruges tetove prizren 67b48dc6a3e28

Kasami: Po kërkojmë financues nga jashtë për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren

February 18, 2025
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se për një pjesë të rrugës Tetovë-Prizren është e gatshme financiarisht të kontribuojë komuna e Tetovës, ndërsa për pjesën tjetër thotë se edhe pse ka gatishmëri të ndihmojë edhe qeveria, po kërkojnë financues nga jashtë.

Kasami në “Daily Click” thotë se ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi është në Katar, ku po përpiqet të gjejë financues.

“Financimi është çështje, do të kisha thënë i rëndësishëm dhe për të cilin po punojmë. Në momentin që po flasim, dmth ministri i Punës, Ekonomisë dhe Punës, është në Katar, bashkë me dy deputetë të koalicionit VLEN, ku një ndër çështjet më të rëndësishme, është që të gjejmë financues dhe investitorë për të realizuar këtë projekt”, deklaroi Kasami.

Kasami foli edhe për kolonat e gjata në vendkalimin kufitarë Bllacë për të cilën e fajësoi ish-kryeministrin Artan Grubi.

Kasami tha se kolonat janë për shkak të Artan Grubit, që siç thotë, është rritur niveli i kontrolleve dh sigurisë në pikat kufitare. Për të shpëtuar një person që ka keqpërdorur pozitën, tani e pësojnë të gjithë qytetarët.

“Për shkak të Artan Grubit, në Bllacë, në Jazhincë dhe në të gjitha pikat kufitare, është rritur niveli i kontrolleve dhe sigurisë. Ne e dimë se si kaloi Grubi në Bllacë për në Kosovë dhe nuk e dimë sot se ku gjendet. Në këto raste, për të shpëtuar një person që ka dyshime të fuqishme për keqpërdorime të larta të pozitës së tij, sot e pësojnë të gjithë qytetarët”, tha Kasami.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

dekorata urdhri i lirise i ndahet gjithe familjes jashari nga prekazi besarta eshte dashur veprim edhe vetemohim per te arritur pavaresine 67b48d8ac8706
Story i mëparshëm

Dekorata “Urdhri i Lirisë” i ndahet gjithë familjes Jashari nga Prekazi, Besarta: Është dashur veprim edhe vetëmohim për të arritur Pavarësinë

bdi kemi luftuar hajnine nga viti 2002 deri ne vitin 2024 67b4909609a0b
Story i radhës

BDI: Kemi luftuar hajninë nga viti 2002 deri në vitin 2024!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë