kasami per taravarin po te ndahet nga grupi do ta haje ujku video 67fb937ef10a7

Kasami për Taravarin: Po të ndahet nga grupi do ta “haje ujku” (VIDEO)

April 13, 2025
1 minut lexim

“Unë ende besoj se ka shanse reale që ne të vazhdojmë bashkërisht, sepse vlerësoj se vlera e çdo parti si pjesë e VLEN është më e madhe se sa të jetë jashtë. Koalicioni VLEN do të vazhdojë më i fortë edhe pa Arben Taravarin, nëse ai vendos të shkëputet”, ka thënë kreu i BESA-s, Bilall Kasami në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai vlerësoi se humbësi më i madh do të jetë ai që do të largohet nga koalicioni, duke aluduar për Taravarin dhe bashkëpunimin e mundshëm me BDI-në.

Fjala e urtë popullore thotë: “Ai që ndahet nga grupi do ta hajë ujku”.

“Besoj se ajo logjikë do të mbizotërojë dhe VLEN do të qëndrojë e bashkuar”, thotë Kasami.

Sipas tij, VLEN si koalicion ka peshë më të madhe politike se çdo anëtar individual dhe nuk sheh shpjegim racional për afrimin e mundshëm të Taravarit me Ali Ahmetin dhe BDI-në.

“BDI dhe Ahmeti duhet të mbajnë përgjegjësi për 20 vite krim dhe keqpërdorime. Nëse ka nevojë për komunikim me ta, kjo mund të ndodhë vetëm pasi të përballen me përgjegjësinë dhe të reformohen vetë”, tha Kasami duke komentuar qëndrimin e Taravarit se është i hapur për bisedime me BDI-në.

Ai hodhi poshtë edhe tezën se VLEN ka mungesë të mbështetjes nga votuesit shqiptarë. Ai thotë se sondazhet e brendshme tregojnë të kundërtën dhe se, nëse arsyeja mbizotëron, koalicioni do të dalë së bashku në zgjedhjet lokale – edhe me kandidatë për kryetar komune edhe me lista të përbashkëta për këshilltarë.

“Nëse dikush ka axhenda të tjera ose diçka që nuk mund ta thotë publikisht, atëherë ekziston rreziku që ne të mos arrijmë një marrëveshje”, thotë ai.

Sipas Kasamit, Taravarit iu ofruan pesë vende të sigurta parlamentare dhe një hapje për të dominuar në zgjedhjet për postet komunale, por këmbëngulja për një paraqitje të pavarur është e rrezikshme dhe kontribuon në kthimin e BDI-së në pushtet.(

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

goditi gjestin ne bbv lirohet jozi policia jep detajet 67fb8f7fae4c3
Story i mëparshëm

Goditi Gjestin në BBV, lirohet Jozi – policia jep detajet

auv kryen kontrolle te jashtezakonshme te intensifikuara para pashkeve jane shqiptuar gjoba deri 3 650 euro 67fb93b9b1821
Story i radhës

AUV kryen kontrolle të jashtëzakonshme të intensifikuara para Pashkëve, janë shqiptuar gjoba deri 3.650 euro

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Martë 22 Prill 2025

Dashi Do ëndërroni me shume sesa duhet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe realiteti do ju duket i egër. Zbrisni me këmbë ne toke sepse me vone do lëndoheni
ShkoLartë