Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot tha se ndarja e pozicioneve brenda qeverisë ka përfunduar dhe pritet që të bëhet emrimi i funksionarëve.
“Sa i përket pozicionimit të VLEN-it brenda qeverisë dhe ndarjes së pozicioneve brenda VLEN-it jemi në përfundim e sipër, dhe nga kjo mbledhje e qeverisë mund të nis emërimi i kuadrove të VLEN-it në qeverinë e ardhshme”, tha Kasami.
I pyetur se si e komenton deklaratën e Dimitrievskit se nuk mund të vendoset flamuri shqiptar në qeveri, Kasami u përgjigj se nuk është Dimitrievski ai i cili përcakton se kur dhe si do të përdoret flamuri kombëtar.
Burimi: shenja.tv