Kasami ndërpret bashkëpunimin me “Kultural Space”

October 27, 2022
min lexim

Komuna e Tetovës ka ndërprerë bashkëpunimin me shoqatën “Kultural Space”, e cila bazuar në një memorandum të mëhershëm shfrytëzonte disa hapësira nën kompetencë të komunës për veprimtaritë e shoqatës. Kryetari i komunës, Bilall Kasami tha se vendimi është marrë bazuar në ankesat e prindërve mbi aktivitetet e shoqatës e që sipas tij kanë të bëjnë me muzikën e zëshme deri në orët e vona të natës, përdorimin e tepruar të alkoolit, pornografinë dhe papastërtinë që bëhet rreth objektit që shfrytëzohet nga shoqata.

“Duke llogaritur në ankesat e drejtuara deri në komunën e Tetovës, nga prindërit të cilët janë ankuar se aty për aktivitete të natyrës së ndryshme, që s`kanë të bëjnë aspak me aktivitete kulturore, por përdoren nxënës të shkollave fillore e të mesme që janë nën moshën 18 vjeçare, ne si komunë, obligohemi për mbrojtjen e pronës dhe interesit publik, duke mbajtur përgjegjësi për çdo lloj fatkeqësie që mund të ndodh edhe të njëjtën përgjegjësi se kemi kaluar me ndonjë dokument tek ndonjë autoritet tjetër. Fillimisht ankesat e prindërve janë për fëmijët që janë nën moshën 18 vjeçare ndërsa bëhen aktivitete që realisht duhet të jenë për moshat mbi 18 vjeçare, por ankesa të tilla kam edhe unë personalisht nga prindër të nxënësve në shkollë fillore jo të mesme. Pra aktivitete pornografike”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Por drejtuesit e shoqatës, hedhin poshtë pretendimet komunës, ndërsa paralajmëruan edhe padi ndaj Kasamit, për akuzat e lëshuara. Sipas drejtuesve të shoqatës “Cultural Space tetova”, në këto hapësira, zhvillohen aktivitete kulturore, si poezia, pikturimi, vallëzimi dhe trajtimi i temave të ndryshme mes të rinjve. Nga shoqata thonë se gjatë një anketimi që kanë bërë me banorët kanë marrë mbështetjen e tyre për veprimtarinë e tyre.

“Ne jemi të shokuar nga kjo deklaratë thellësisht fyese, e veçanërisht kur ajo vjen nga hapësirat e komunës së qytetit e cila do duhej të ishte ndihma e parë për përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe të rinjtë. Ne si komunitet për këtë dezinformim dhe shpifje të rëndë do iu drejtohemi institucioneve kompetente ligjore, ambasadave të shteteve mike dhe gjithë qytetarëve të lirë, që të denoncojnë këtë akuzë fyese dhe makabre, dhe injoprancës tipike mesjetare. Kjo është e turpshme që s`meriton përgjigje sepse realisht gjitha aktivitetet e Space Kulturës janë publike, online dhe të dokumentuara se çka ka ndodhur”, deklaroi Muhamer Mustafa shoqata “Cultural Space Tetova”.

Përplasja mes shoqatës “Cultural Space – Tetova” dhe komunës së Tetovës, erdhën vetëm disa ditë pasi shoqatës, i kishte skaduar marrëveshja me komunën për shfrytëzimin e hapësirave të ish Radio Tetovës, kontratë kjo që, kreu i komunës Kasami nuk e vazhdoi, ndërsa kërkoi nga drejtuesit e shoqatës në fjalë, që me kërkesë për vazhdimin e kontratës mund ti drejtohen Këshillit të komunës. /Alsat.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Klubi historik gjerman zgjedh trajneri e ri

Story i radhës

Putini pretendon se Ukraina po përgatit “incident bërthamor”

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë