Kasami merr pjesë në në asamblenë e 7-të, të Unionit të Komunave Turke në Botë

April 27, 2025
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar se ka marrë pjesë në asamblenë e 7-të, të Unionit të Komunave Turke në Botë.
“Nder dhe kënaqësi të marr pjesë në asamblenë e 7-të, të Unionit të Komunave Turke në Botë. Në këtë asamble theksova angazhimin tonë të plotë se Komuna e Tetovës është këtu për të bashkëpunuar, për të mësuar, për të kontribuar dhe për të ndërtuar bashkë me ju, një horizont të ri për qytetarët tanë.
Bashkëpunimet janë të nevojshme për komunën tonë, pasi po marrim përvojat më të mira për t’i implementuar në qytetin tonë! Në këtë asamble, me prezencën e tij na nderoi edhe Kryetar i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Prof. Dr. Numan Kurtulmuş!”, ka shkruar Kasami.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Aksidenti në Çair, Prokuroria: 16 vjeçari i cili ka vdekur nuk ka pasur patentë shofer e as kaskë mbrojtëse, poashtu ka lëvizur me shpejtësi të madhe

Story i radhës

Jotova: Presioni gjeopolitik është në vijën e pranimit të përshpejtuar të vendeve të reja në BE, kjo mund të na kushtojë shtrenjtë një ditë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë