kasami komuna e tetoves ne vend te 24 milione eurove tani ka borxh 15 milione euro 67e67bc06fae3

Kasami: Komuna e Tetovës në vend të 24 milionë eurove, tani ka borxh 15 milionë euro

March 28, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 28 mars – Komuna e Tetovës ka reduktuar borxhet e saj për nëntë milionë euro, respektivisht nga 24 milionë, tani shifra është 15 milionë euro, informoi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në brifingun e djeshëm me gazetarë.

Që kur mori detyrën, Kasami akuzoi ish kryetaren e komunës se ka lënë institucionin në borxhe prej 24 milionë euro.

“Arritëm që të zvogëlojmë borxhin e Komunës së Tetovës si komunë me të gjitha institucionet e komunës për 9 milionë euro. Nga 24 milionë që u regjistruan në kohën kur unë kam marrë detyrën si kryetar komune, tani për momentin borxhi aktual i komunës duke përfshirë shkollat, kopshtet dhe ndërmarrjet komunale është 15.310,000 euro”, thekson Kasami.

large

Vetëm komuna e Tetovës ka borxh 8,5 milionë euro, NP “Tetovë” gjashtë milionë, NKP “Sharri” 375 mijë euro, NP “Parkingu i qytetit” 110 mijë euro, NP “Tetova transport” 99 mijë euro, shkollat ​​e mesme kanë borxh 48 mijë euro, ndërsa ato ​​fillore 6.800 euro.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

rasti i kocanit filipce do te therras takim te lidereve ne kuvend 67e67b7e8651a
Story i mëparshëm

Rasti i Koçanit, Filipçe: Do të thërras takim të liderëve në Kuvend

kerdi me vjedhje ne vlore dhe selenice arrestohen dy persona 67e6811c0ea34
Story i radhës

“Kërdi” me vjedhje në Vlorë dhe Selenicë, arrestohen dy persona

Të fundit nga

FSK ngrit kapacitet e Xhenios Luftarake

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Xhenios Luftarake, është realizuar “Kursi Bazik për Xhenier Luftarak”. Ai është mbajtur nga instruktorë nga Regjimenti i Xhenios i Gardës Kombëtare me mbështetjen e instruktorëve të
ShkoLartë