kasami komuna e tetoves dhe ambasada e suedise jane seriozisht te interesuar per te forcuar bashkepunimin ne nivel lokal 67f7d762b2467

Kasami: Komuna e Tetovës dhe ambasada e Suedisë, janë seriozisht të interesuar për të forcuar bashkëpunimin në nivel lokal

April 10, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot përmes një njoftimi për media ka informuar se ka pasur takim me ambasadoren e Suedisë në Tetovë. Nga ku ka theksuar se Komuna e Tetovës dhe ambasada e Suedisë, janë seriozisht të interesuar për të forcuar bashkëpunimin në nivel lokal.

“Sot prita në takim ambasadoren e Suedisë në Shkup, znj. Ami Larson Jein dhe zëvendës ambasadoren, Elisabet Dalberg Frisk, ku diskutuam për tema të rëndësishme më nivel lokal. Komuna e Tetovës dhe ambasada e Suedisë, janë seriozisht të interesuar për të forcuar bashkëpunimin në nivel lokal, ndërmjet organizatave të ndryshme, shoqatave që të kenë mundësinë në realizimin e projekteve që janë në dobi të qytetarëve dhe qytetit tonë. Gjithashtu në takim diskutuam edhe mbi aktualitetin politik, reformat dhe sundimin e ligjit. Me ambasadoren u dakorduam që ky bashkëpunim të thellohet edhe në të ardhmen të kemi projekte konkrete, punë dhe përkushtim”, ka shkruar kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

 

Messenger creation 1787E290 28EF 4933 89FA 131E372CF404

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

kjo eshte vetura super luksoze e adelina tahirit 67f7d3298de07
Story i mëparshëm

Kjo është vetura super luksoze e Adelina Tahirit

tragjedia ne kocan 55 paciente ende sherohen jashte vendit 67f7d763c35ff
Story i radhës

Tragjedia në Koçan, 55 pacientë ende shërohen jashtë vendit

Të fundit nga

ShkoLartë