Kasami: Këto ditë do të dihen emrat e ministrave, zëvendësministrave

May 20, 2025
min lexim

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami pas dorëheqjeve të disa funksionarëve qeveritarë nga radhët e Aleancës prë shqiptarët (ASH), theksoi se bëhet fjalë vetëm për disa individë, prëderisa të tjerët do të vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë dhe partisë së sapoformuar “Vlen”. Në pyetjen e gazetarëve se si do të veprohet pasi që u formuan tre krahë të Aleancës për shqiptarët, Kasami tha se ajo parti është një e cila është pjesë e koalicionit “Vlen” dhe në të ardhmen do të jetë pjesë e partisë së përbashkët me të njejtin emër.

“Një është Aleancë për shqiptarët, ajo që është pjesë e koalicionit ‘Vlen’, ka procedura nga aspekti juridik të cilat janë në procedurë ligjore. Ne shpresojmë se kjo do të përfundojë shpejtë në interes të Aleancës për shqiptarët, të them, të vërtetës. Por, për ne me rëndësi është ku janë votuesit e ASH-së, ndërsa votuesit e Aleancës për shqiptarët janë si pjesë e ‘Vlen’-it sepse ishin faktor i rëndësishëm në fitoren në zgjedhjet parlamentare. Nga aspekti formal, tashmë është sjellë vendimi që ‘Vlen’-i të bëhet parti politike dhe subjekt politik. Kështu që për ne është shumë më pak e rëndësishme, a i kanë vulat apo jo, për ne është me rëndësi votuesit e Aleancës për shqiptarët të jenë atje ku ishin në zgjedhjet e fundit parlamentare”, tha Bilall Kasami në ngjarjen në Tetovë, ku ishte në cilësinë e kryetarit të komunës.

I pyetur se kush do t’i zëvendësojë ata që dhanë dorëheqje në Qeveri, Kasami tha se në rrjedhë janë konsultimet me kryeministrin.

“Këto ditë do të dihen emrat e ministrave, zëvendësministrave. Për ne ky është proces i rëndësishëm, sepse ministria e Shëndetësisë është ministri shumë e rëndësishme në mënyrë që të kemi rezultate të cilat ua kemi ofruar qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare. Vetëm individë të cilët bashkëpunojnë në ndonjë mënyrë apo formë me BDI-në nuk janë të mirëseardhur, por ne vlerësojmë se Aleanca për shqiptarët dhe të gjithë të cilët duan të mbeten në Aleancën për shqiptarët dhe për atë arsye në ‘Vlen’ janë të mirëseardhur. Kështu që tashmë filloi ajo si proccedurë”, tha Kasami.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

EC Ma Ndryshe shënon Ditën Botërore të Bletëve me aktivitete edukative

Story i radhës

Mucunski në Forumin e tretë për diplomaci kulturore në Shkup: Historia na mëson se kultura mund të jetë edhe fushëbetejë dhe terren për dialog

Të fundit nga

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë