Kasami: Kërkesa për zgjedhje të parakaohshme parlamentare është kërkesë e shumicës së qytetarëve

December 26, 2022
min lexim

Tetovë, 26 dhejtor – Lideri i Besës, Bilall Kasami reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit, Dimitar Kovaçevski i cili tha se “procese që janë me rëndësi strategjike nuk mund të jenë lëndë e shantazhit”, në përgjigje, ndërkaq, ndaj deklaratës së djeshme të Kasamit se Besa do t’i mbështesë ndryshimet e Kushtetutës, nën kushtin që pushteti të dakordohet për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pranverën e ardhshme.

 

Kasami, siç thotë, e kupton se kryeministri Kovaçevski është në pozitë të palakmueshme dhe duke mos pasur kapacitet politik dhe legjitimitet ta udhëheqë Qeverinë, ai i interpreton ndryshe pozicionet pilitike të Lëvizjes Besa.

“Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare është kërkesë e shumicës së qytetarëve sepse kjo qeveri nuk del nga legjitimiteti i marrë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, prandaj kryeministri nuk duhet të përziejë teza për ndryshime kushtetuese dhe zgjedhje të parakohshme”, qëndron në reagim.

Ndërsa kur flasim për ndryshimet kushtetuese, shtohet në kumtesë, Besa edhe njëherë e konfirmon qëndrimin e vet se kërkon të mënjanohet termi “20 për qind” dhe të ndryshohet me termin “gjuha shqipe”, ceket në reagimin e Kasamit.

“Kryeministër i nderuar, secili që është kundër gjuhës së një populli, posaçërisht në rrethanat e Maqedonisë së Veriut, detyrimisht është kundër vlerave evropiane dhe Bashkimit Evropian”, qëndron në reagimin e Kasamit.

Lidhur me qëndrimin e Besës për ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski përsëriti se nuk funksionon nën presione dhe shantazhe, duke cekur se zgjedhjet do të jenë në vitin 2024 dhe kjo tashmë është çështje e absolvuar dhe se nuk është e drejtë ndaj qytetarëve që çështje të këtilla kyçe të jenë lëndë e politikës ditore, të jenë lëndë e luftës për pikë të imëta.

Kjo, theksoi ai, nuk është vendimi i fundit deri në anëtarësimin e Maqedonisë sl Veriut në BE, duke shtuar se akoma vendime të rënda do të ketë në atë rrugë, ai sqaroi se është proces i pakthyeshëm dhe vetëm mund të frenohet nga ana e atyre të cilët janë kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KB Rahoveci e zyrtarizon trajnerin e ri

Story i radhës

Gjithnjë e më shumë francezë po shesin dhurata për Krishtlindje

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë