Kasami: Jam kundër eurointegrimeve që zhvillon Osmani dhe Grubi

1 minut lexim

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka pranuar me gojën e vetë se subjekti i tij politik është kundër procesit të eurointegrimeve të vendit, përcjell bild.mk .

Marketing

Kasami duke dashur të sulmojë oponentët e tij politik në pushtet, respektivisht Bashkimin Demokratik për Integrim, sot ka shprehur qëndrimin e tij kundër të gjithë progresit që vendi ka shënuar në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke kundërshtuar kështu edhe hapjen e procesit të negociatave të integrimit me BE-në dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese si pjesë e propozimit francez për avancimin e mëtejshëm të qëllimit strategjik të vendit.

Kreu i Lëvizjes Besa ditë më parë kushtëzoi votimin e ndryshimeve kushtetuese me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duke u rreshtuar kështu në të njëjtën vijë me Levicën dhe VMRO-DPMNE-në.

Inatet politike të Kasamit tejkalojnë çdo kufi dhe për të përmbushur ambicien e ardhjes në pushtet, ai është i gatshëm të sakrifikojë edhe të ardhmen europiane të vendit duke mos përkrahur proceset e domosdoshme të integrimit.

https://www.facebook.com/watch/?v=682907556821509

Story i mëparshëm

Majko: Kosova ia doli

Story i radhës

​Tre ushtarë të vrarë gjatë operacionit të sigurisë në veriperëndim të Pakistanit

Të fundit nga