Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE edhe zyrtarisht kanë lidhur koalicionin në Tetovë, komunë në të cilën do të udhëheqin së bashku këshillin e Komunës.
Informacionet tona zbulojnë se Bilall Kasami ka sakrifikuar tre poste drejtorësh për të arritur këtë koalicion dhe i ka përmbushur të gjitha kërkesat tjera të VMRO-së.
Sipas informacioneve kryetar i këshillit komunal do të vazhdojë të jetë Besar Durmishi i cili detyrën e njëjtë e kishte edhe gjatë këshillit të kaluar.
Në daljen e fundit para mediave Kasami ka pranuar se Lëvizja Besa ka pasur po edhe do të ketë koalicion me VMRO-në.
“Marrëveshje ka, kishim dhe e vazhdojmë. Sot do të zgjidhet kryetari i këshillit”, tha Kasami.
Informatat tona thonë se postet e drejtorëve do të zgjidhen ditët në vijim.