Pajtim Kasami e ka zhvilluar ndeshjen e fundit për Baselin dhe e mbylli aventurën e tij në formë speciale.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të të ndeshjes.
Vetëm dy minuta pasi u inkuadrua, Kasami realizoi golin e fitores për 2:1.
Një minutë më pas ai u ndëshkua me karton të verdhë pasi festoi duke e zhveshur fanellën, kurse në minutën e 74-të e mori edhe kartonin dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.