Kasami: Gjatë javës së ardhshme VLEN do të fillojë t’i bëjë publik emrat e kandidatëve për kryetarë komunash

May 29, 2025
1 minut lexim

Bilall Kasami tha se gjatë javës së ardhshme VLEN do të fillojë t’i bëjë publik emrat e kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kasami theksoi se edhe brenda kryesisë së VLEN-it tashmë kanë filluar ti diskutojnë emrat, të cilët do ta marrin mbështetjen.

“Jemi në bisedime me krerët e VLEN-it. Në fillim të javës patëm një takim të kryesisë së VLEN-it, ku u debatua edhe për metodologjinë e përcaktimit të kandidatëve, kemi pas komunikim edhe me agresione për matje të opinionit publik, ku në komunat të caktuara do të matet përkrahja e kandidatëve për kandidatë të caktuar.

Besoj se brenda javës tjetër do të dalin emrat e parë që do të kenë mbështetjen e VLEN-it për kryetarë komunash”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës./Alsat/

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mexhiti: BDI ka më së paku të drejtë të ankohet për uljen e numrit të këshilltarëve nëpër komuna (VIDEO)

Story i radhës

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë