Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga drejtuesit e VLEN-it, Bilall Kasami, në intervistë për Alsat tha se Fronti Evropian duke tentuar të krijojë krizë në shtet po shkakton krizë të brendshme në Front duke krijuar rrugë të hapur për përçarje të reja.
“Fronti Evropian duke tentuar të krijojë krizë në shtet po shkakton krizë të brendshme në Front me çka priten përçarje dhe ngërç në funksionimin e këtij Fronti”, tha Bilall Kasami.
Ai shtoi tutje se si VLEN kanë qenë të koncetruar për realizimin e progarimit derisa Ahmeti e futi në lojë Taravarin.
“Ne kemi qenë të koncentruar në realizimin e programit tonë, në momentin kur Ali Ahmeti e futi në lojë Arben Taravarin, ne thamë që tani u hap loja. Në këtë rast unë besojë që Ziadin Sela e ka thënë se Ali Ahmeti nuk i ndan komunat me dorë. Prandaj, ne e kemi thënë se Fronti Evropian e ka të vështirë t’i ketë në koalicion edhe BDI-në edhe PDSH-në edhe Ziadin Selën e Arben Taravarin”, përfundoi Kasami.
Burimi: alfax.mk