Kasami: Është e mundur që MSH t’i jepet VMRO-së, dhe VLEN të merr ndonjë resor tjetër

May 13, 2025
1 minut lexim

Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilal Kasami deklaroi se në qeveri po diskutohet se çfarë kombinimesh duhen bërë në lidhje me pozicionet ministrore që do të lirohen nga largimi i ASH-së dhe Arben Taravarit në opozitë. Taravari, i cili është Ministër i Shëndetësisë, njoftoi mbrëmë se përfundimisht ai dhe partia e tij largohen nga qeveria dhe do kalojnë në opozitë.

Kasami në një intervistë për “360 Gradë” tha se nuk e përjashton mundësinë që “VLEN” t’ia “jep” Ministrinë e Shëndetësisë VMRO-së, dhe në këmbim të marrë një ministri tjetër. Jozyrtarisht, sipas “360 Gradë”, po shqyrtohet mundësia që sektori i arsimit të kalojë në koalicionin “VLEN”, ndërsa shëndetësia t’i jepet VMRO-DPMNE-së.

“Ne negociuam me Kryeministrin, pra me kryetarin e VMRO-së, si VLEN dhe marrëveshja është midis VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së për të formuar Qeverinë. Në takimet e fundit me Kryeministrin, është konfirmuar edhe një herë se ne mbetemi të përkushtuar ndaj të njëjtave angazhime. Pra, marrëveshja mbetet midis VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it dhe pozicionet e VLEN-it mbeten të sigurta”, tha Kasami.

Kur u pyet nëse ky është një njoftim për një ristrukturim të qeverisë, Kasami tha se është e mundur, por jo në një shkallë më të gjerë.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Sonte nis Eurovision 2025 – Shqipëria performon në gjysmëfinalen e parë

Story i radhës

Ibrahimi: Politika nuk është veprimtari komerciale

Të fundit nga

Reagon LSDM: Ekonomia ka ra në gjunjë!

4 Shkup, 3 qershor – Reagoi LSDM. Thonë se vetëm Mickoski jeton mirë, ndërsa realiteti është se ekonomia është në gjunjë. Në njoftimin e tyre thuhet: Është e qartë se Mickoski jeton

Temperaturat të mërkurën deri në 31 gradë Celsius

Nesër, e mërkurë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të
sqmken
ShkoLartë