I pari i Tetovës e sheh si hakmarrje politikë marrjen e kompetencave për gjimnazin “Kirill Pejçinoviq” nga ana e Ministrisë së Arsimit. Ministrin Jeton Shaqiri, e quan “ministër i Merkos”, që ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Vendimin paralajmëron se do ta anikomojë.
“Ministri i Merkos, vendos ashtu si mentori i tij, kundër ligjit. Në ligj qartë thuhet që ministri ka mundësi në moment kur konstaton shkelje t’ia marrë kryetarit të komunës ingerencat por jo më shumë se një vit. Ne e dimë se kjo është hera e dytë që merren ingerencat. Ne do ta ankimojmë lëndën por duke pasur parasysh këtë sistem të kapur të drejtësisë nga BDI-ja nuk presim ndonjë përgjigje pozitive, por sigurisht ata duan që modelin e Ramiz Merkos në Strugë ta zbatojnë në Tetovë, por qytetarët e Tetovës kanë vendosur ndryshe, ashtu siç do të vendosin qytetarët e Maqedonisë në zgjedhjet e radhës”- tha Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.
Arsyetimi mbi të cilin Ministria e Arsimit ia morri kompetencat komunës së Tetovës është për shkak të mos ndarjes të bllok-dotacioneve .
“Bazuar në raportin e Inspektoratit shtetëror të arsimit nga inspektimi i realizuar në maj 2023 në SHMK “Kiril Pejçinoviç”, në bazë të nenit 108-b të Ligjit për arsim të mesëm e me vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, kreut të Tetovës, Bilall Kasami i merren të gjitha ingerencat mbi SHMK “Kiril Pejçinoviç” në afat prej 12 muajve. Sipas raportit, kryetari i komunës Tetovë Bilall Kasami ka thyer nenin 101 të Ligjit për arsim të mesëm, gjegjësisht nuk ia ka ndarë mjetet e dedikuara të bllok dotacioneve SHMK “Kiril Pejçinoviç”- thonë nga Ministria e Arsimit.
Kjo është hera e dytë që Ministria e Arsimit ia merr kompetencat gjimnazit të Tetovës. Herën e parë ia mori për shkak të shkarkimit të jashtëligjshëm të drejtoreshës së gjimnazit.
Burimi: TV21