Kasami: Do të bëjmë rregullore të veçantë për qentë endacakë

October 22, 2022
min lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi sot se, edhe përskaj përpjekjeve të shumta që bën kjo komunë për t’u përballur me problemin me qentë endacak, është e vështirë që problemin ta zgjidhin vetë. Ai tha se, mungesa e strategjisë shtetërore  dhe mosbashkëpunimit e vështirëson edhe më shumë zgjidhjen e kësaj problematike.

Kasami i’u bëri thirrje që të gjitha palët të përfshihen në këtë proces, në të kundërtën, siç tha ai, do të dorëzohen.

“Jemi në një situatë që nëse nuk kemi bashkëpunim të qytetarëve, të mediave, ne do të dorëzohemi, do të vijë një moment kur do të dorëzohemi, nëse ne nisim ta zgjidhim problemin, në moment kur shihet se zgjidhet problemi, sjellin qenë nga jashtë dhe nuk reagojnë institucionet, vijnë të ashtuquajtur për mbrojtës të kafshëve shtëpiake dhe reagojnë se si i kapim, atëherë ne do të veprojmë si gjithë kryetarët e tjerë të komunave, do t’i ngrejmë duartë dhe do të themi kjo është çështje nacionale. Pra, nuk dua që ne të dorëzohemi përball këtij problemi kaq të madh dhe kaq serioz prandaj ne sinqersiht kërkojmë bashkëpunimin edhe të qytetarëve në raportimin e rasteve, në mospengimin e realizimit të këtij aksioni sepse, edhe qentë e shpisë ka igj të veçantë se si ruhen. Nuk mundet me pretendimin se ne i duam kafshët, ne i duam qentë të pengojnë një aksion për të cilin janë të interesuar të gjithë qytetarët”, tha Kasami.

Ndërsa, në lidhje me ndërtimin e qendrës rajonale për strehimin e qenve endacak për tërë komunat e Pollogut, Kasami tha se, projekti është prolonguar për shkak të ndërrimit të pushtetit lokal në Bervenicë, në territorin e së cilës ishte planifikuar të ndërtohej kjo qendër, por që me ndërrimin e pushtetit është tërhequr vendimi. Ai tha se për këtë, nga viti i ardhshëm do të sigurohen financat.

“Aty patëm një ndryshim të projektit. Fillimisht e dinë opinioni se, projekti ishte i paraparë që të realizohet në territorin e Komunës së Bërvenicës, me ndërrimin e pushtetit lokal atje u tërhoq ai vendim dhe duhet të gjejmë një lokacion tjetër, gjë që e prolongoi realizimin e projektit për të zgjidhur këtë çështje. Unë jo më herët s dje isha në një takim me Ambaasdën e Zvicrës, që është donatori kryesor për projekte të këtilla dhe fatkeqësisht nga takimi rezultoi që, jemi vonë me procedurat që këtë vit të mund të zgjidhim këtë problem. Pra do të mbetet që kjo të futet në financim për vitin e ardhshëm, deri sa të zgjidhen procedurat e planifikimit të asaj hapësirë, që janë procedura që lidhen edhe me pushtetin qendror, sepse ai lokacion është tokë bujqësore, duhet të ridestinohet në tokë ndërtimore, të miratohet plani urbanistik për atë pjesë”, deklaroi Kasami.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trajneri i Kukësit: Fitoren ia falëm ne

Story i radhës

Nuk i hani qepët? Njihuni me vlerat e jashtëzakonshme shëndetësore të tyre

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë