kasami dhe mexhiti trokitin dere me dere ne tetove qytetaret po e perqafojne vizionin tone 6903d931d85e3

Kasami dhe Mexhiti trokitin derë më derë në Tetovë: Qytetarët po e përqafojnë vizionin tonë

October 30, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për mandat të ri, Bilall Kasami, bashkë me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti, kanë zhvilluar takime derë më derë me qytetarët e Tetovës, duke kërkuar mbështetjen e tyre për vazhdimin e projekteve zhvillimore në qytet.
“Bashkë me zv/kryeministrin Izet Mexhiti, trokitëm derë më derë në Tetovë për ta kërkuar mbështetjen për të mirën e Tetovës – për Tetovën që ecë përpara me infrastrukturë moderne, pastërti, mirëqenie dhe zhvillim,” ka shkruar Kasami në një postim në rrjetet sociale.
Ai shtoi se qytetarët po e përqafojnë çdo ditë e më shumë vizionin e tyre për një Tetovë moderne dhe të pastër.
“Më 2 nëntor konfirmojmë Fitoren e Madhe dhe vazhdojmë transformimin e qytetit,” theksoi Kasami.
Sipas tij, mbështetja e qytetarëve në terren është dëshmi e besimit në punën e deritanishme të administratës komunale dhe në projektet që synojnë përmirësimin e jetës urbane në Tetovë.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndotja ne liqenin e prespes eshte alarmante 6903d8904160d
Lajmi i mëparshëm

Ndotja në Liqenin e Prespës është alarmante

ps refuzoi komisionin hetimor per 11 majin berisha firmoset fundin e parlamentit 6903da9582366
Lajmi i radhës

PS refuzoi komisionin hetimor për “11 majin”, Berisha: Firmosët fundin e parlamentit

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë