Redi Kasa është mungesa e vetme e Egnatias në ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë në Shkodër.
Sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një kontraktimi muskulor.
Kjo sigurisht që e ka mërzitur pak trajnerin Tetova, pasi Kasa po kalonte një formë të shkëlqyer.
Megjithatë, Egnatia është një ekip me shumë alternativa dhe gjasat janë që sot nga minuta e parë të luajë sulmuesi lituanez, Gytis Paulauskas.
Në të dyja kompeticionet, si në Kupë, ashtu edhe në kampionat, pretendimet e rrogozhinasve janë maksimale.
Në këtë gjysmëfinale të parë që konsiderohet historike, Egnatia vjen me një bilanc fantastik.
Nuk ka pësuar asnjë humbje në 6 ndeshjet e luajtura të tri turet e para. Gjithashtu statistikat në favor i ka edhe kundër shkodranëve.