KAS pranon kërkesën e PS: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë

May 13, 2025
1 minut lexim

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga Greqia.

Bëhet e ditur se edhe votat e diasporës nga Greqia do të numërohen njejtë me votat nga shtetet e tjera.

“KAS vendosi pranimin e kërkesës ankimore të subjektit zgjedhor Partia Socialiste të Shqipërisë dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve për administrimin e zarfit B”, njofton KAS.

Ndërkohë për arsyen e mbledhjes së KAS, kujtojmë se bëhet fjalë për veçimin e votës së diasporës që vjen nga Greqia, ku kryekomisioneri morri një vendim mbrëmjen e djeshme për të bërë një ndarje ashtu siç Partia Demokratike kishte kërkuar në mënyrë që të bëhet më pas një verifikim i tyre nëse kanë apo jo parregullsi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Janevska: Universitete private kanë lëshuar diploma për vite me radhë, Qeveria i ka kundërshtuar ato

Story i radhës

Hallakama e Taravarit – Lëmsh andej e lëmsh këndej, deklaratat kontradiktore brenda pak muajve

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë