KAS e gjobiti se bëri fushatë në rrjetet sociale të bashkisë, reagon kryebashkiaku i Shijakut dhe zbulon si qëndron e vërteta

1 minut lexim

Ditën e hënë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që të gjobisë 15 kryetarët aktual të bashkive, pasi kanë përdorur për qëllimet e tyre për fushatën e zgjedhjeve të 14 majin, Facebookun zyrtar të bashkisë ku ato punojnë.

Mes tyre është kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, i cili e ka hedhur poshtë këtë kërkesë, duke u shprehur se nuk është e vërtetë.

I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, ai u shpreh se në faqen e Bashkisë, postimi i fundit është bërë në dhjetor të vitit 2022, jo në janar siç pretendohet nga KAS.

“Edhe unë u njoha dje me një gjë të tillë. Madje, kemi bërë dhe një shkresë zyrtare. Nuk është e vërtetë, nuk kemi përdorur asnjë shkresë zyrtare në shërbim të fushatës. Madje, asnjë postim në faqen e bashkisë. Një postim i fundit i bashkisë është i muajit dhjetor të vitit 2022 dhe për këtë gjë, i jemi drejtuar dhe KQZ-së me një shkresë zyrtare”, u shpreh Arbana.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mospërmbajtja e urinës dhe shtatzënia

Story i radhës

Llumnica zbulon rrrogën e Nagip Krasniqit: Pagat e larta, s’folin me neve

Të fundit nga