Karvani i emigrantëve gati të kalojë kufirin jugor të SHBA-së

December 16, 2022
min lexim

Mijëra emigrantë janë mbledhur në qytetin kufitar meksikan të Ciudad Juárez në pritje të skadimit të një vendimi të miratuar në kohën e administrates së presidentit Donald Trump. Vendimi i njohur si “Titulli 42”, lejon dëbimin e shpejtë të emigrantëve të kapur në kufirin e SHBA-së. Ligjvënësit amerikanë dhe zyrtarët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit thonë se po përgatiten për një fluks të madh emigrantësh nëse urdhëri ekzekutiv përfundon më 21 dhjetor. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, César Contreras raporton. 

Shumë emigrantë vazhdojnë të mbërrijnë në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara. Disa mijëra u vetë dorëzuan tek zyrtarët e Doganave në Teksas, me shpresën për të nisur procesin për azil politik.

Ky grup arriti në El Paso, disa ditë para përfundimit të vendimit të njohur si “Titulli 42”.

Një gjykatës amerikan mori vendim muajin e kaluar t’i japë fund politikës së kthimit të migrantëve të kapur në kufi, ndërsa emigrantët në anën meksikane të kufirit po presin 21 dhjetorin kur skadon urdhri ekzekutiv.

María Galván, guvernatore e shtetit meksikan të Çihuahuas, ku po qëndrojnë emigrantët, thotë se situata është rënduar.

Ajo kritikoi qeverinë meksikane që dërgoi 1500 migrantë me autobuzë në qytetin e saj, pa ofruar ndonjë ndihmë për ta.

Emigrantët nga ana e tyre janë të kënaqur me autoritetet meksikane.

“Autoritetet meksikane na ndihmuan. Arritëm në destinacionin tonë të sigurt. Ata u kujdesën shumë për ne”, tha Joel Mota emigrant domenikan.

“Ajo që kaluam ishte e vështirë, por populli meksikan na hapi dyert dhe na ndihmoi me gjithçka”, tha Oscar Reyes, emigrant nga Nikaragua.

Pasi qëndrimit disa orësh në strehimoret e qytetit meksikan Ciudad Juárez, qindra emigrantë vendosën të kalonin kufirin.

“Askush nuk detyrohet të qëndrojë këtu. Pasi të mbërrijnë, ushqehen dhe pushojnë. Ne do t’u lexojmë rregulloret dhe do të flasim për shërbimet që u ofron qeveria meksikane. Më pas secila familje do të vendosë se çfarë do të bëjë”, tha Ana Laura Rodela nga Qendra e Integrimit të Migrantëve, “Leona Vicario”.

Rreth 2,100 emigrantë regjistrohen çdo ditë nga autoritetet amerikane, sipas Orlando Marrero Rubio, zëdhënës i Patrullës Kufitare në sektorin El Paso të Teksasit./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas llogarisë, Twitter bllokon edhe lidhjet e Mastodon

Story i radhës

Ndjeshmëria/ Vlerë apo dobësi?

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë