karton i kuq per lindrit kamberin ne zvicer 69a4c7c76a392

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

March 2, 2026
1 minut lexim

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran.

Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u vështirësua shumë për mysafirët që në minutën e 8-të.

Kamberi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje nga prapa ndaj Samuel Essende, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak pothuajse gjatë gjithë takimit.

Bledian Krasniqi u paraqit titullar për Zurich-un dhe u zëvendësua në minutën e 46-të, ndërsa Valon Berisha u inkuadrua në minutën e 59-të, por pa arritur të ndryshojë rrjedhën e lojës ndaj vendasve.

Pas javës së 27-të, Young Boys renditet në vendin e gjashtë me 39 pikë, ndërsa Zurich mban pozitën e tetë me 31 pikë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

georgina shfaq linjat seksi me sytjena te zeza gjate udhetimit me avion privat per ne javen e modes ne milano 69a4c1368ff37
Lajmi i mëparshëm

Georgina shfaq linjat seksi me sytjena të zeza gjatë udhëtimit me avion privat për në Javën e Modës në Milano

raketa iraniane godet jerusalemin 7 te plagosur 69a4c8c161f9d
Lajmi i radhës

Raketa iraniane godet Jerusalemin, 7 të plagosur

Të fundit nga

ShkoLartë