Kuvendi miratoi dje ndryshimet në Kodin Rrugor në Republikën e Shqiëprisë me 101 vota pro, 1 abstenim dhe 6 kundër.
Një nga ndryshimet në Kodin Rrugor është rritja e afatit të rinovimit të patentës, i cili bëhet çdo 15 vjet, në krahasim me 10 vjet që është aktualisht.
Kodi i ri parashikon heqjen e postblloqeve në rrugët interubane dhe kryerjen e ndalimeve të mjeteve nga ana e policisë rrugore në pika kontrolli me kushte të larta sigurie. Po ashtu detyron bashkitë të sigurojnë pa pagesë 50 % të parkingjeve. Kodi i ri Rrugor parashikon përgjysmimin e gjobave në rast të kryerjes së pagesës brenda 15 ditësh.
Mëngjesin e sotëm ka ardhur edhe një reagim nga Kryeministri Edi Rama, i cili shkruan:
“MIRËMËNGJES dhe me këto “kartolina” të bukura nga Kuvendi i Shqipërisë, për të gjithë drejtuesit e automjeteve, falë votimit të mbrëmshëm të ndryshimeve në Kodin Rrugor, ju uroj një ditë të mbarë”.