Kartelet janë përhapur në çdo qelizë të shtetit”, Tedi Blushi: Trafikantët janë punonjës të Ministrisë së Bujqësisë

August 13, 2023
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi  ka reaguar në lidhje me sasinë e drogës së kapur sot në Pogradec, ku në ‘Facebook’ shkruan se në flagrancë janë arrestuar dy punonjës lokalë të Ministrisë së Bujqësisë për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Blushi shkruan se arrestimi i këtyre dy punonjësve vjen pak ditë pasi në pranga ranë disa ushtarë pas zbulimit të drogës në repartin e Zall Herit, dhe këto skandale provojnë kartelet e drogës që janë përhapur në çdo qelizë të shtetit.

Postimi i plotë:

PAS USHTARËVE TË PELESHIT EDHE VARTËSIT E FRIDA KRIFCËS KAPEN ME DROGË! Sot në Pogradec janë ndaluar në flagrancë dy punonjës lokalë të Ministrisë së Bujqësisë për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Arrestimi i tyre (falë ndihmës së shërbimeve partnere) vjen vetëm pak ditë pas zbulimit të serave të kanabisit në repartin special të Forcave të Armatosura të mbjella nga vetë ushtarët! Këto skandale të njëpasnjëshme provojnë se kartelet e drogës janë përhapur në çdo qelizë të shtetit dhe se ky trafik i mirëfilltë qeveritar, nuk mund të zhvillohet pa dijeninë dhe bekimin e Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Narko-Qeveria nuk është një fantazi!

Inkriminimi i administratës publike, në funksion të blerjes së zgjedhjeve me paratë e drogës, është fakt që vërtetohet çdo ditë!

Kjo është fytyra e së keqes që duhet shkulur me rrënjë! Në foto: Sasia e drogës që ju kap sot dy vartësve të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca që do trafikohej drejt Maqedonisë së Veriut.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vinicius Jr e ka thënë në dhomën e zhveshjes së Madridit

Story i radhës

Zjarri në tendat e shitjes së librave në Tetovë, dëmi arrin deri 10 mijë euro

Të fundit nga

ShkoLartë