Një spekulim i ri rreth gjeneratës së ardhshme të kartave grafike AMD Radeon RX 7000 bazuar në arkitekturën RDNA 3 është postuar në internet ku thotë se debutimi është caktuar më 3 Nëntor.
Burimi i informacioni thotë se do të kemi dy flagshipë Radeon RX 7000. Në aspektin e performancës me ray-tracing, AMD pritet të hasë vështirësi përballë serive GeForce RTX 40 dhe veçanërisht RTX 4090 që ofron 50 deri në 100% më shumë performancë.
Kështu AMD nuk do të jetë aq konfident ku të përcaktojnë çmimet sa ishte me seritë e procesorëve Ryzen 7000.
Vetë AMD e ka konfirmuar se kartat e reja grafike RDNA 3 do të vinë në Nëntor me rritje masive të performancës. Sipas burimit shitjet e kartave grafike do të fillojnë vetëm në muajin Dhjetor. Një ekzekutiv i departamentit të inxhinierisë pranë kompanisë është shprehur se performanca për vat do të rritet me 50% krahasuar me grafikat aktuale RDNA 2.
Disa prej veçorive të këtyre grafikave do të jenë arkitektura 5-nanometër, përmirësim i ray-tracing, menaxhim më i mirë i konsumit të energjisë dhe një arkitekturë e re e njësive përpunuese. /PCWorld Albanian