kartat e reja grafike gaming te intel jane vetem pak dite larg 674f29063ea7d

Kartat e reja grafike gaming të Intel janë vetëm pak ditë larg

December 3, 2024
1 minut lexim

Nën presionin financiar, biznesi gaming për desktopët i Intel mund të jetë drejt fundit por jo përpara se disa karta grafike të tjera të debutojnë.

Intel pritet të prezantojë kartat grafike Arc B580 dhe B570 më 12 Dhjetor. Natyrisht nuk duhet të prisni që këto karta të konkurrojnë në segmentin e lartë. Këtë e sugjerojnë edhe specifikat e tyre ku kanë numër më të ulët bërthamash, më pak memorie dhe më pak bandwidth memorie sesa paraardhësit e tyre Intel.

Por në të njëjtën kohë mund të shkëlqejnë në raportin kosto dhe performancë. Sipas informacioneve, versionin “Limited Edition” i Arc B580 mund të kushtojë vetëm 250 dollarë.

Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, një rrjedhje informacioni në Amazon sugjeron se B580 do të ketë 20 bërthama Xe2, frekuencë 2.8Ghz, 12GB memorie GDDR6 dhe 19Gbps shpejtësi memorie me ndërfaqe 192-bit.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

pjese e grupit te suel celes gjkko merr vendimin per fuad verzivollin 674f26eb1dd42
Story i mëparshëm

Pjesë e grupit të Suel Çelës, GJKKO merr vendimin për Fuad Verzivollin

kapiteni i dardaneve ne formacionin e javes ne serie a 674f29f71bc4d
Story i radhës

Kapiteni i Dardanëve në formacionin e javës në Serie A

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë