Me Nvidia e cila e nisi luftën me kartat grafike duke prezantuar modelin shumë të fuqishëm RTX 4090, sytë e të gjithëve janë drejt AMD për të parë sesi do të përgjigjet.
Ditën e djeshme kompania prezantoi Radeon 7900 XTX dhe RX 7900 XT, dy karta grafike me arkitekturën e re RDNA 3. Në skenën e prezantimit të Las Vegas, CEO e AMD Dr. Lisa Su pretendoi se hardueri i ri ka 54% më shumë performancë për vat sesa kartat e vjetra grafike.
Ajo gjithashtu theksoi se AMD është e përqendruar në ofrimin e një performance të lartë me konsum të ulët energjie, një goditje e rëndë ndaj Nvidia kartat grafike të së cilës konsumojnë sasi të mëdha energjie deri në shkrirjen e kabllove si RTX 4090.
Dhe siç ka bërë në vitet e fundit, AMD konkurron Nvidia edhe në çmim. Radeon RX 7900 XTX do të shitet për 999 dollarë ndërsa RX 7900 XT do të shitet për 899 dollarë.
Të dy kartat debutojnë më 13 Dhjetor, me çmime disa herë më të ulëta sesa RTX 4090 prej 1,599 dollarë dhe RTX 4080 prej 1,199 dollarë.
Modelet e reja nuk janë thjeshtë një përmirësim i atyre ekzistente. RDNA 3 është karta e parë grafike që përdorin dizajnin “Chiplet,” një arkitekturë modulare e cila mund të përmirësohet lehtësisht. Aktualisht këto “Chiplet” përmbajnë pllaka grafike 5-nanometër dhe pllaka cache 6-nanometër. RX 7900 XTX mund të prodhojë deri në 61 TFLOPS, ka 24GB GDDR6 dhe 58 miliardë tranzistorë.
Modeli RX 7900 XT ka 20GB RAM. Të dyja janë të ngjashme në dizajn. Ray Tracing ka qenë gjithmonë pika e dobët e AMD por kompania thotë se modelet e reja kanë 50% më shumë performancë dhe ofrojnë deri në 1.5 herë më shumë rreze. Kështu presim performancë të ngjashme ray tracing me kartat grafike Nvidia.
Radeon RX 7000 kanë një motor të ri ekrani që mbështet gaming 4K në 480Hz dhe 8K në 165Hz.
Përveç memories masive prej 24GB GDDR6, RX 7900 XTX ka 96 njësi përpunimi me frekuencë 2.3Ghz dhe konsumon 355-vat. Ndërkaq 7900 XT ka 84 njësi përpunimi, frekuencë 2Ghz dhe 300-vat konsum energjie.
AMD ka bashkëpunuar me Samsung për monitorët DisplayPort 2.1 të cilët duhet të vini në fillim të vitit të ardhshëm.
Në lidhje me gaming, AMD thotë se RX 7900 XTX ka arritur 295fps duke luajtur Apex Legends në 4K dhe 704fps në Valorant. AMD ka bashkëpunuar me Samsung për monitorët DisplayPort 2.1 të cilët duhet të vini në fillim të vitit të ardhshëm. /PCWorld Albanian