Kartat e kreditit, tregu ngelet i vogël dhe çmimet të larta

min lexim

Tregu i kartave të kreditit shfaqi një ecuri të plogësht edhe gjatë vitit 2021, pa iu rikthyer dot nivelit të para pandemisë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar numri i kartave të kreditit aktive të lëshuara nga bankat tregtare në Shqipëri arriti afërsisht në 111 mijë, në rritje me 2.8% krahasuar me një vit më parë. Numri i kartave të kreditit ngeli në nivele më të ulëta krahasuar me fundin e vitit 2019, me 1.6% më pak.

As viti 2022 deri tani nuk ka dhënë sinjale përmirësimi, madje në fund të tremujorit të parë numri i kartave aktive të kreditit pësoi sërish një rënie të lehtë.

Karta e kreditit është një produkt që nuk ka arritur të zhvillohet shumë në tregun shqiptar. Një studim krahasues i Bankës Botërore i vitit 2020 tregoi se rreth 8% e shqiptarëve në moshë madhore zotëronin një kartë krediti, kundrejt 9.7% të boshnjakëve, 10.4% të kosovarëve, 16.7% të malazezëve, 17.4% të maqedonasve dhe 17.6% të serbëve. Në Eurozonë, kjo shifër është disa here më e lartë dhe pothuajse 45% e individëve zotërojnë një kartë krediti.

Zhvillimi i dobët i këtij produkti mund të lidhet sa me prapambetjen në depërtimin e shërbimeve bankare, aq edhe me faktin se ekonomia shqiptare ka një përqindje të lartë të përdorimit të parasë fizike si instrument për transaksionet ekonomike.

Kartat e kredititi e ndien më shumë efektin e pasojave të pandemisë, sepse përdorimi i tyre është shumë i lidhur me turizmin dhe udhëtimet. Por, përtej efektit negativ të pandemisë, tregu i këtij produkti në Shqipëri duket se nuk paraqet as shumë konkurrueshmëri dhe fleksibilitet.

/Monitor

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U përfshinë në një skandal, japin dorëheqjen dy njerëzit më të besuar të kryeministrit grek

Story i radhës

KSI nuk rekomandon masa kufizuese ndaj Covid-19

Të fundit nga