Kanë kaluar tre javë që kur Nvidia prezantoi RTX 5060 Ti që erdhi së bashku me RTX 5060. Por ajo që mungonte ishte një datë debutimi për RTX 5060 duke përmendur vetëm muajin Maj.
Tashmë kemi një datë fikse dhe është 19 Maj. Çmimi mbetet ai, 299 dollarë, por është çmimi i rekomanduar prej Nvidia ndërsa përfundimtari mbeten në dorën e partnerëve prodhues.
RTX 5060 Ti provoi të jetë një kartë grafike mjaft solide për gaming në 1080p, të paktën në versionin 16GB. Varianti 8GB është kritikuar dhe mbase për këtë arsye Nvidia nuk ka dërguar versione testuese tek analistët e teknologjisë.
Kjo do të thotë se modeli RTX 5060 pritet të jetë më zhgënjes, veçanërisht për çmimin që ofron. Për krahasim, modeli 8GB i RTX 5060 Ti performon më keq sesa Intel Arc B580 që ka çmim prej 250 dollarësh.
Nga ana tjetër një konkurrent nga AMD po vjen. Radeon RX 9060 XT do të vijë me 16GB RAM dhe të konkurrojë me RTX 5060 Ti ndërsa çmimi ende nuk është bërë i ditur. Një model RX 9060 do të konkurronte drejtpërdrejtë me RTX 5060. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al