Sot mbahen Karnavalet Ilire të malësisë së Sharrit në fshatin Bozovcë dhe më 21 prill, e diel, në sheshin e Tetovës. Manifestimi tradicional që me vite festohet në mars, në fillimin e verës, sivjet shkaku i Ramazanit u bartë në prill.
Organizatori Neshad Mehmedi theksoi se do të shkojnë shtëpi më shtëpi për të kujtuar të kaluarën se si ka qenë tradita orgjinale e këtij karnevali.
“Njerëzit kanë shkuar shtëpi më shtëpi, kanë kënduar këngë të dasmave, gurbetit, beqaris dhe kështu me radhë, kurse zonjat e shtëpisë kanë dhënë dhuratat më të mira që tregon solidaritetin e popullit tonë”, tha Mehmedi.
Burimi: tv21