Karlseni vazhdon të bojkotojë Niemanin

1 minut lexim

Magnus Karlsen vazhdon “luftën” ndaj amerikanit, Hans Niemann, pasi që norvegjezi beson se ky i fundit përdor mjete josportive. Karlsoni e bëri të njëjtë edhe në duelin e raundit të gjashtë të turneut të kampionëve të zhvilluar online në faqen “chess24.com”.

Karlseni dhe Niemanit, shahisti nga Norvegjia, dorëzoi lojën menjëherë pas lëvizjes së pare dhe ndali kamerën, duke i lënë të gjithë të tronditur. “Lufta” mes dy shahistëve, nisi në Sent Luis dhe norvegjezi nuk dëshiron të dorëzohet, duke bojkotuar kundërshtarin e tij nga SHBA.

Në turneun e shahut të shpejtë, që luhet për 15 minuta, ekziston një sistem specific të arkëtimit të pikëve, ku fitorja vlen 3 pikë dhe barazimi vlen një pikë.

Lider aktual, pas tetë raundeve është Erigaisi me 17 pikë, përpara Pragnanda-s dhe Karlsenit me 15, i ndjekur nga Nieman, Ivançuk dhe Duda me nga 13 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zv/ministri Bushi morri pjesë në Konferencën ministrore në kuadër të Dialogut të Dytë të Migracionit në Sarajevë

Story i radhës

I ashtuquajturi asociacion ekonomik “Ballkani i hapur” nuk mund të ekzistojë

Të fundit nga