Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë në botë nga France Football.
Për Benzeman, kjo është herë e parë në karrierë që e fiton këtë çmim.
Francezi, gjatë sezonit të kaluar te Real Madridi, ishte golashënuesi më i mirë, teksa arriti të triumfojë si në La Liga, po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, si protagonisti kryesor.
Ai pas marrjes së çmimit tha se për të është ëndërr e bërë realitet.