Kardinali Jean-Pierre Ricard, një nga figurat më të larta të Kishës Katolike në Francë, pranoi se ka abuzuar me një vajzë 14-vjeçare.
“35 vite më parë, kur isha prift, u solla në mënyrë të papërshtatshme me një vajzë të re 14-vjeçare”, lexohet në letrën e publikuar nga kardinali.
“Sjellja ime ka shkaktuar pasoja të rënda për këtë person”, shton ai.
78-vjeçari ka qenë peshkopi i Bordosë derisa u tërhoq në vitin 2019, për të vijuar shërbimin e tij në dioqezën e Dignes-les-Bains. Në vitet ’80, Jean-Pierre Ricard ka qenë prift në Marsejë.
Letra e kardinalit vjen pas një raporti të vitit të kaluar, ku u zbulua një numër i madh abuzimesh seksuale me të mitur brenda Kishës Katolike Franceze.
6 peshkopë të tjerë janë akuzuar për abuzime me të mitur, përfshirë njërin që tashmë ka vdekur.
Burimi: GAZETA.MK