kardinali dom ernest simoni troshani reagon pas ndarjes nga jeta te papa franceskut 6806795695a95

Kardinali dom Ernest Simoni-Troshani reagon pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut

April 21, 2025
min lexim

Kardinali dom Ernest Simoni-Troshani ka dalë me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

Sipas tij, Papa Françesku, në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar pas zgjedhjes në krye të Vatikanit, zgjodhi Shqipërinë dhe popullin shqiptar, duke dhënë një mesazh të fortë dashurie dhe përkrahjeje për kombin tonë.

Kardinali dom Ernest Simoni-Troshani theksoi se Papa Françesku ishte gjithmonë në mbrojtje të fëmijëve, grave, të varfërve dhe njerëzve të prekur nga luftërat.

“Në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar, Papa Françesku zgjodhi popullin shqiptar. Ne jemi shtegtarë në këtë botë, pasi edhe vetë Krishti ka thënë: ‘Mos kini frikë nga vdekja e trupit, por keni frikë për shpirtin’. Papa është përpjekur për mbrojtjen e fëmijëve, grave, të varfërve dhe njerëzve të prekur nga luftërat. Vdekja nuk është fund, por fillimi i një jete të re, të lirë, madhështore dhe të gëzueshme,” tha Kardinali dom Ernest Simoni-Troshani.

Kujtojmë se më 21 shtator 2014, Ati i Shenjtë vizitoi Tiranën, në udhëtimin e tij të parë si Papë në Evropë. Qindra mijëra besimtarë të krishterë dhe myslimanë mbushën bulevardin qendror të Tiranës për të përshëndetur nga afër Papën.

Gjatë fjalës së tij nga sheshi “Nënë Tereza”, Papa Françesku u shpreh: “Erdha për t’ju inkurajuar që të rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj që shqiponja që keni në flamurin tuaj të mbajë gjithmonë shpresën te Zoti, që nuk zhgënjen dhe qëndron pranë në momente të vështira.”

Papa kremtoi Meshën, përforcoi në fe bashkësinë katolike dhe inkurajoi dialogun ndërfetar në shërbim të së mirës së përbashkët, duke i ftuar shqiptarët të vazhdojnë rrugën drejt demokracisë.

Papa Françesku vizitoi Shqipërinë 21 vite pas Papës Shenjt Gjon Pali II, i cili më 25 prill 1993 rivendosi hierarkinë e Kishës Katolike pas periudhës së errët të komunizmit.

Më 19 nëntor 2016, Papa Françesku emëroi dom Ernest Simoni-Troshanin me titullin Kardinal, si nderim për qëndresën e tij historike gjatë regjimit komunist. Prifti shqiptar, i cili vuajti 18 vite burg gjatë diktaturës, u emërua mes 17 klerikëve të nderuar atë ditë. Gjatë ceremonisë, Papa Françesku i puthi dorën kardinalit të ri, si një akt përulësie dhe respekti të thellë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

festa e pashkeve zbrazi qytetet e vendit qytetaret ua mesyne vendeve fqinje 680673f936c0f
Story i mëparshëm

Festa e Pashkëve zbrazi qytetet e vendit, qytetarët ua mësynë vendeve fqinje

murati zhbllokimi i situates ne dore te opozites 680682f44d14f
Story i radhës

Murati: Zhbllokimi i situatës në dorë të opozitës

Të fundit nga

ShkoLartë