Karaktertistikat e fshehta, që shenjat e horoskopit nuk duan t’ia zbulojnë askujt

April 11, 2022
min lexim

Yjet dinë gjithçka, madje edhe atë pjesë që nuk doni t’ua tregoni të tjerëve. Në këtë artikull do t’ju zbulojme ‘’fytyrën e dytë’’, tiparet karakteriale dhe sjelljet e caktuara që shenjat e horoskopit nuk dëshirojnë të ndajnë me askënd:

1.DASHI:

Nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet DASHI bëhet agresiv dhe nuk i kushton asgjë t’ju lëndojë ose t’ju eleminojë një herë e përgjithmonë nga jeta e tij.

2.DEMI:

Mund t’ju sulmojë me brirët e tij në çdo moment pasi kur bëhet kokëfortë nuk e gjen dot rrugën e kompromisit. Priret gjithashtu të jetë posesiv në marrëdhënie, gjë që mund të shkaktojë shumë probleme.

3.BINJAKËT:

Kur dikush u trazon mendimet dhe ritmin e zakonshëm të jetuarit, BINJAKËT bëhen të paarsyeshëm dhe impulsivë.

4.GAFORRJA:

Kur gjërat nuk shkojnë mirë, gaforrja struket në botën e saj deri në izolim të plotë. Shpesh ndihet sikur e mbyt ankthi dhe frika për të ardhmen.

5.LUANI:

Një LUAN di të jete shumë melodramatik. Fytyra e fshehtë që mban për vete lidhet me pasiguritë, vetminë dhe frikërat në lidhje me të ardhmen dhe zgjedhjet e gabuara.

6.VIRGJËRESHA:

Janë miq të mirë, shumë të komunikueshëm dhe dinë të respektojnë hapësirën e çdokujt. Por, një virgjëreshë ndryshon katërcipërisht brenda pak minutash duke u bërë e ftohtë, kalkulative dhe e vrazhdë.

7.PESHORJA:

Peshoret me këmbë në tokë, u pëlqen prakticiteti dhe dinë të respektojnë hapësirën e njerëzve që i rrethojnë. Por, nga ana tjetër ëmbëlsia dhe dashamirësia që i karakterizon bën që ata të pranojnë gjithçka edhe kur është përtej pëlqimeve të tyre. Duket sikur peshoret kanë nevojë gjithmonë për miratimin e të tjerëve dhe nuk janë në gjendje të bëjnë asnjë hap vetëm.

8.AKREPI:

Mos guxoni ta tradhëtoni dhe sfidoni pasi AKREPI është shenja më hakmarrëse dhe manipuluese e zodiakut.

9.SHIGJETARI:

Mungesa e përqendrimit dhe shpërthimet e menjëhershme të inatit janë dy prej atyre karakteristikave që përbëjnë edhe anën e fshehtë të çdo SHIGJETARI.

10.BRICJAPI:

BRICJAPËT janë aq kokëfortë dhe mburravecë, vështirë të bëni kompromise me ta.

11.UJORI:

Përtej dëshirës së tij ekploruese dhe shpirtit aventuresk, UJORËT janë shumë të paqëndrueshëm emocionalisht dhe vështirë të krijoni një marrëdhënie serioze me ta.

12.PESHQIT:

Të ndjeshëm, të kujdesshëm dhe besnikë, PESHQIT janë miqtë dhe familjarët që janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për mirëqenien e të tjerëve. Ndërsa e bëjnë këtë harrojnë që kanë një jetë për të jetuar, bëhen vetmitarë dhe përpiqen t’i shpëtojnë realitetit duke u izoluar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Origi arrin marrëveshjen me Milanin

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 12 prill

Të fundit nga

OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim

Dhjetë organizata të shoqërisë civile kanë paraqitur kallëzim penal kundër personave të panjohur në BIA dhe polici për përgjimet. Kjo sipas dyshimeve se telefonat e aktivistëve dhe gazetarëve janë “infektuar” me softuerin
ShkoLartë