MPB Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme (02.08.2022) ka zbatuar kontroll të përforcuar aksionar në magjistralen Kumanovë – Shkup – Veles për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Nga MPB thonë se në këtë aksion janë sanksionuar 59 drejtues automjetesh.
“Nga këto, katër automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.