Kapllani:Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë

Erzeni u mposht me rezultatin 3-1 nga Tirana në duelin e vlefshëm për javën e 27-të të Superiores.

Në lidhje me këtë disfatë foli edhe trajneri i skuadrës shijakase, Xhevahir Kapllani.

“Mendoj që nuk ishte performanca jonë më e mirë. Tirana nuk është se bëri më mirë se ne, por ua falëm ne të tre golat. Ne vinim tek kjo ndeshje për barazim ose fitore, por fatkeqësisht nuk morëm asgjë.

Nuk është se ishim superiorë, Tirana e meritoi fitoren është kampionia në fuqi, e kishim thënë disa herë në stërvitje që duhet ta mbanim më shumë topin në zotërim.

Alan vinte nga një periudhë pushimi, ka pasur probleme shëndetësore dhe prandaj nuk startoi që nga minuta e parë”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Haxhi këtë vit 6550 Euro, apo keqpërdoret nga BFI-ja?

Story i radhës

Paga mesatare 900 euro, Ibrahimaj: E realizueshme, ja ku do të gjenden paratë

Të fundit nga