Kapiteni Paçarada asiston për fitoren e madhe të St. Paulit

1 minut lexim

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, ka asistuar në golin e parë të St. Paulit. 

Skuadra e St. Paulit ka shënuar fitore në udhëtim me përmbysje, me rezultat 2:1 ndaj Magdeburgut.

Në minutën e 69-të, Paçarada ka asistuar për Jackson Irvine i cili e ka barazuar rezultatin 1:1.

Paçarada dhe Betim  Fazliji, u paraqitën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 74-të.

Kapiteni Paçarada u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 84-të.

Për Magdeburg shënoi Barısh Atik (39’) dhe për St. Paulin realizuan  Jackson Irvine (74’) e Jakov Mediç (88’).

Pas javës së 21-të në Bundesliga II, St. Pauli renditet në vend të tetë me 29 pikë dhe Magdeburg është i 15-ti me 21.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kina do të propozojë një plan paqeje për Ukrainën

Story i radhës

Këto janë këshillat që Aurela Gaçe uron të mos i dëgjojnë kurrë dy vajzat e saj

Të fundit nga