kapiteni i trete do te udheheqe interin ne finale 6484b2af1439f

Kapiteni i tretë do të udhëheqë Interin në finale

June 10, 2023
1 minut lexim

Interi zbret në fushë sot në një ndeshje që ka pritur prej më shumë se një dekade.

Zikaltërit luajnë ndaj Mançester Sitit në finalen e Ligës së Kampioneve dhe do të tentojnë të bëjnë përsëri të tyrin trofeun.

Në një ndeshje kaq speciale, ai që do të udhëheqë skuadrën në fushën e lojës, do të jetë kapiteni i tretë i zikaltërve. Te Interi do të jetë Marcelo Brozoviç ai i cili do të mbajë shiritin në ndeshjen e sotme, edhe pse shumëkush mendonte se do të ishte Lautaro Martinez ai i cili do të udhëhiqte skuadrat në fushë.

Kapiteni i parë i Interit është Handanoviç, por ai ka humbur postin e titullarit dhe në vend të tij luan Onana. I dyti është D’Ambrosio, por edhe ky i fundit, rrallëherë sheh fushën e lojës.

Kështu, i treti në radhë është ai që do të mbajë shiritin në krah dhe këtë rol e mban Brozoviç, i cili është titullar në sfidën e sotme, siç treguan edhe kamerat e “Sky Sport” brenda dhomave të zhveshjeve të Interit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shqiperi emigrimi i femijeve te pashoqeruar ne vendet e be se fenomen shqetesues 6484b10d237a6
Story i mëparshëm

Shqipëri, emigrimi i fëmijëve të pashoqëruar në vendet e BE-së, fenomen shqetësues

vizitat e luizit ne spital arberi pershkruan momentin me te veshtire ne bbv 6484b451c3abd
Story i radhës

Vizitat e Luizit në spital, Arbëri përshkruan momentin më të vështirë në “BBV”

Të fundit nga

ShkoLartë