Kapiteni i skuadrës braziliane ndërpret intervistën për të ndalur sherrin e lojtarit me tifozin!
Një incident ka ndodhur në Brazil, më saktë në ndeshjen e skuadrës së Gremios.
Kapiteni i tyre Pedro Gamorel ishte drejtuar mikrofonave për intervistat e zakonshme. Megjithatë gjithçka u ndërpre.
Shkak u bë një sherr mes një tifozi dhe një prej lojtarëve të skuadrës.
Gamorel e pa menjëherë dhe pa u menduar dy herë shkoi t’i ndante ata.
U desh ndërhyrja e disa personave, pasi sherri kishte agravuar në atë pikë që nuk mbahej më.