kapiteni i rumanise na pret pune e veshtire neser 66da3065b09f6

Kapiteni i Rumanisë: Na pret punë e vështirë nesër

September 6, 2024
1 minut lexim

Kapiteni i kombëtares rumune të futbollit, Nicolae Stanciu, tha të enjten mbrëma se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë gati për atmosferën në tribunat e “Fadil Vokrrit” kur të përballen me Kosovën të premten mbrëma.

Në një konferencë për media, Stanciu tha se kjo ndeshje do të jetë e vështirë, duke specifikuar cilësitë e lojtarëve të Kosovës.

“E dimë se ekipi kombëtar i Kosovës ka shumë lojtarë të mirë, që luajnë në liga të forta. E dimë se na pret në ndeshje e fortë.

Do të jetë përballje e fortë, por ne tentojmë të lëmë anash ato që fliten këtu. Janë disa gjëra që s’mund t’i kontrollojmë, por ne kemi ardhur të luajmë futboll në fushë.

Nëse ndodhin gjëra tjera, nuk është punë e jona. Kemi luajtur edhe në stadiume me atmosferë armiqësore, prandaj jemi të gatshëm”, tha ai.

Kosova e pret në “Fadil Vokrri” Rumaninë të premten nga ora 20:45, që është edhe ndeshja e parë e edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tesla thote se makina me full self driving pritet te lansohet ne evrope ne fillim te vitit te ardhshem 66da2fed1a9ba
Story i mëparshëm

Tesla thotë se makina me ‘Full Self Driving’ pritet të lansohet në Evropë në fillim të vitit të ardhshëm

8 zakone qe i ndihmojne grate te kapercejne me lehte divorcin 66da309fde08e
Story i radhës

8 zakone që i ndihmojnë gratë të kapërcejnë më lehtë divorcin

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë