kapiteni gjimshiti ne vazhdim do te shikoni nje shqiperi te bukur 67e1f0e73cfb5

Kapiteni Gjimshiti: Në vazhdim do të shikoni një Shqipëri të bukur

March 25, 2025
1 minut lexim

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli pas triumfit 3 me 0 që Shqipëria arriti në shtëpi ndaj Andorrës.  

“Ishte përgjigja e duhur, jo vetëm për tifozët por edhe për ne. Ishte e rëndësishme të rikuperonim ndeshjen me Anglia. U futëm në fushë, krijuam golin me Manajn, që ishte çelësi për ta fituar ndeshjen. 

Ishte shumë e vështirë edhe nga lodhja, s’ke shumë kohë të shikosh kundërshtarin. Ka qenë shumë e vështirë. Çunat kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, mund të përmirësojmë disa gjëra, por jemi të lumtur me 3 pikët. 

Gjëndja është e mirë. Kam një problem prej shumë kohësh në kavalije. Shpresoj që deri në fund të vitit do e mbaj mirë. Folëm me trajnerin dhe stafin, ishte më mirë mos rrezikoja shumë, kjo është gjëja më e rëndësishme. 

Do të na pëlqente të luanim gjithmonë në sulm. Por varet nga kundërshtari dhe kualiteti. Do të përmirësohemi me kalimin e kohës, do të shikojmë një Shqipëri të bukur, por gjëja më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen”, u shpreh Gjimshiti 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

usagm pranon ti leshoje radios evropa e lire nje pjese te grantit 67e1ed2e1edfd
Story i mëparshëm

USAGM pranon t’i lëshojë Radios Evropa e Lirë një pjesë të grantit

shba dyfishon importet e vezeve nga brazili per shkak te shperthimit te gripit te shpendeve 67e1f46adb988
Story i radhës

SHBA dyfishon importet e vezëve nga Brazili për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve

Të fundit nga

ShkoLartë