Një 16 vjeçar është në ndjekje penale pasi gjatë kontrollit fizik nga policia në Sarandë, iu gjetën dhe sekuestruan disa doza e lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Ndërsa në Vlorë një 38 vjeçar është arrestuar. Ditën e djeshme N. Xh., ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.
Sipas policisë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“DVP Vlorë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.