Kapet në Vlorë peshku-luan, është helmues

November 27, 2022
1 minut lexim

Në ujërat rreth Karaburunit u kap për herë të dytë një peshk i rrezikshëm, i cili nëse preket pa kujdes shkakton probleme shëndetësore për peshkatarët.

Ata duhet të bëjnë kujdes kur bien në kontakt me peshkun luan që është invaziv për ujërat tona.

Peshkatari Sherif Dyrmishi thotë se peshku u kap në thellësi deri 40 metra në brendësi të gjirit të Vlorës pranë Karaburunit

“Helmi i tij është  i rrezikshëm dhe ky peshk nuk duhet të konsumohet”, tha ai.

Peshku tropikal tipik i brezit koralor të Detit të Kuq alarmon edhe vendet e tjera rreth bazenit mesdhetar.

Peshqit invazivë shqetësojnë shkencëtarët sepse dëshmojnë ngrohjen e detit por dhe mund të dëmtojnë ekosistemin në detin e huaj ku shumohen me shpejtësi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vllaznia dhe Tirana ndajnë kreun e renditjes

Story i radhës

Po bënte video për Tik-Tok/ Një 17-vjeçare pësoi djegie në një prej vagonëve të trenit

Të fundit nga

ShkoLartë