Një 27-vjeçar nga Mirdita është arrestuar në afërsi të mbikalimit të Milotit me armë zjarri tip pistoletë në makinë. I riu është ndaluar gjatë kontrolleve blic të ushtruara në këtë zonë. Por identiteti i tij nuk është bërë me dije.
Ky është rasti dytë i armë mbajtjes pa leje që kapet, pasi vetëm një ditë më parë në pranga përfundoi një 38-vjeçar me precedent të theksuar kriminal.
Ndërsa sot, Forcat Operacionale, Shqiponja, FNSH-ja e Tiranës, Fierit dhe Shkodrës ushtruan mbrëmjen e djeshme kontrolle të befasishme në disa zona.
Në kuadër të aksionit për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo me armë zjarri, u vunë në pranga 3 persona. Të arrestuarit janë: Leonard Gjeli, Xhentil Çypi dhe Sead Muça.