Kapet mat shitësi i kokainës në Tiranë

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. M., 22 vjeç dhe Sh. Q., 30 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe proceduan penalisht shtetasit F. K., 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe D. M., 53 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shtetasi D. M. është kapur në flagrancë duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike heroinë, shtetasit F. K. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. M. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike metadon.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit D. M., u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, të cilën shtetasja D. M., ka tentuar ta fshehë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh. Q., nga shërbimet e Policisë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit algjerian M. K., 26 vjeç, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Vjedhja”, pasi ka vjedhur veshje në një qendër tregtare. Pas verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se ky shtetas ishte i papajisur me leje qëndrimi në Shqipëri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 38 vjeç, pasi ka goditur me mjete të mprehta, për motive të dobëta, fqinjin e tij, shtetasin T. D., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y. Z., 55 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me detyrë operator përgjegjës në një firmë, pasi shtetasi L. H., 22 vjeç, ka dëmtuar dorën në një makineri të firmës, ku punon si ndihmës i shtetasit Y. Z.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme” mbyllet njoftimi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti i UEFA-s mbërrin në Kryeministri për takimin me Ramën

Story i radhës

Paga minimale duhet të rritet shumë më shumë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish