Me datë 28.02.2023 në ora 13:30 në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, policia nga SPB-Shkup kanë ndaluar A.O. për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “vjedhje”.
“Gjatë kontrollit në automjetin e saj “Reno Clio” me targa të Shkupit, i është gjetur ilaçe në formë ampule të cilat i ishin besuar dhe për të cilat ishte përgjegjëse në Klinikën ku ishte e punësuar.
Sendet i janë konfiskuar dhe i janë kthyer personit përgjegjës në Klinikë.
Me A.O. në stacionin policor është kryer intervistë zyrtare dhe ndaj saj pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me Prokurorin Publik do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.