Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se një kompani e cila ishte duke hedhur mbeturina inerte përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Prapashticë është ndëshkuar menjëherë me gjobë.
Rama thotë se kjo kompani është detyruar që brenda afateve ligjore ta pastrojë hapësirën dhe ta rikthejë në gjendjen e mëparshme.
Gjithashtu, për pengimin e personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës është vendosur gjobë shtesë.
“Paralajmërojmë të gjithë ata që mendojnë të ndotin apo dëmtojnë hapësirat publike: NUK DO TË KETË TOLERIM! Çdo veprim i tillë do të ndëshkohet me gjoba të rënda dhe do të njoftohet policia për ndjekje të mëtejshme ligjore. Inspektorët tanë janë në terren ditë e natë për të mbrojtur mjedisin tone”, thuhet në njoftimin e tij në rrjetin social Facebook.
Burimi: botasot.info